Bota “Luftë” drerësh mes Norvegjisë dhe Suedisë!

“Luftë” drerësh mes Norvegjisë dhe Suedisë!

Ministri i Bujqësisë të Norvegjisë ka kritikuar kolegun e tij suedez, duke e kërcënuar se ka vendosur në mënyrë të njëanshme ndalimin e numrit të drerëve që mbërrijnë në brigjet e ngrohta të Norvegjisë, duke shkatërruar kullotat e tyre.

Kafshët janë shumë, aq sa bllokojnë trafikun e makinave në rrugë, punët publike dhe minierat aty pranë.

Gjithçka, pavarësisht se mes dy vendeve mike është në fuqi nga viti 1751 një marrëveshje që parashikon lirinë e kontrolluar të kullotjes së kafshëve si dhe zhvendosjen sezonale të kopeve të drerëve.

Në të vërtetë duket diçka e vogël, por nuk duhet harruar që rreth drerëve ekziston një ekonomi e tërë nga pas dhe për më shumë, është një popull i tërë skandinav, Sami, i cili jeton në ‘pastoralizëm’.

Norvegjezët kanë pranuar vendosjen e numrit të mbërritjes së drerëve, ndërsa suedezët pohojnë që Norvegjia “nuk është e aftë të kuptojë arsyet tona”.

Qëndrimet e dy vendeve janë shumë të largëta dhe bisedimet e dëshiruara duket se janë zhytur në “borën” skandinave.