Sport Luftë markash për yjet e futbollit, ja kush i vesh 25 finalistët...

Luftë markash për yjet e futbollit, ja kush i vesh 25 finalistët e “Topit të Artë”

291
0
Shpërndaje

“Nike” është çelësi, që Neymar të nënshkruajë për Real Madridin. Marka e njohur sportive është e gatshme të financojë një pjesë të transferimit, në shkëmbim për të qenë firma, që e sheh brazilianin me “Los Blancos”.

“Adidas” e paguan Real Madridin vetëm 40 milionë euro dhe i përfundon kontrata në vitin 2020. Një luftë e re po afrohet mes dy markave sportive, që veshin lojtarët më të mirë në botë.

Sa u takon top-futbollistëve, atyre që ishin 25 të parët në listën për “Topi i Artë” t5ë vitit që shkoi, marka amerikane e veshjeve sportive dominon qartë: 16 prej tyre janë të veshur me “Nike”.

Më poshtë iu ofrojmë listën e 25 lojtarëve dhe cila është kompania sportive që i vesh ata.

1. Cristiano Ronaldo: Pasuria kryesore e “Nike”, pavarësisht faktit se Real Madridi vishet me “Adidas”. Ajo ka linjën e saj të veshjeve CR7. Siç është raportuar tashmë, portugezi përfiton miliona në sezon prej firmës së njohur amerikane.

2. Leo Messi: Vishet nga “Adidas”, edhe pse Barcelona është territor i “Nike”. Argjentinasi ka qenë me firmën gjermane prej 12 vitesh dhe rinovoi me të në shkurt 2017, gjoja përjetë.

3. Neymar: Si Ronaldo, edhe ai ka linjën e vet brenda “Nike”: Neymar Jr. është i lidhur me këtë firmë deri në vitin 2022, edhe pse “Nike” mund ta zgjasë kontratën deri më 2024. Ekipi i tij, PSG, gjithashtu, vishet nga “Nike”.

4. Buffon: Veshja e tij ka qenë besnikëri absolute ndaj “Puma”, që kur nënshkroi marrëveshjen e tij të parë, në moshën 22-vjeçare, ende te Parma. Marka gjermane, e cila, gjithashtu, e furnizon me doreza, e pajis atë edhe në kombëtaren axurre.

5. Modric: Vishet me logon “Nike” që te Dinamo Zagreb. Marka amerikane është e pranishme edhe në kombëtaren e Kroacisë (Federata Kroate ka nënshkruar deri më 2026), ku “10” është kapiteni.

6. Sergio Ramos: Kontrata e tij me “Nike” përfundoi vitin e kaluar dhe ai duhej të luante me “këpucë të zeza”. Në fund, ai ripërtëriu me “Nike” (2 milionë € për sezon). Real Madridi, ku ai është kapiten, vishet me “Adidas”.

7. Mbappé: Në mes të interesit të Real Madridit, “Nike” dhe “Adidas” luftuan për sulmuesin. Së fundi, ai ripërtëriu kontratën me “Nike”, gjithashtu një firmë që vesh PSG-në, ndërsa u interpretua se “Adidas” iu afrua atij për të qenë “Los Blancos”.

8. Kanté: Ish-mesfushori i Leicester dhe Chelsea aktualisht vishet nga “Adidas”. Kjo firmë vishte edhe klubin e Londrës, kur mbërriti aty, por këtë sezon Chelsea u bë “Nike”, duke përfituar 1.000 milionë në 15 vite.

9. Lewandowski: “Adidas” ka një përqindje të aksioneve të Bayern Munich, por “9” i bavarezëve promovon “Nike”. Kjo markë e ka atë si një standard edhe në ekipin kombëtar polak, të cilin e ka veshur që nga viti 2008.

10. Harry Kane: Vishet me “Nike”, ashti si Tottenham (“spurs” marrin 35 milionë euro në vit). Në shkurt, sulmuesi anglez shënoi golin e tij të 100-të në Premier League dhe kjo markë krijoi për të një “këpuce përkujtimore”: Hypervenom HK.

11. Cavani: Një nga ikonat në fushatën e fuqishme të “Nike” me PSG, këtë sezon vesh këpucë me efekt reklamash të dyfishtë: “Hypervenom3”, në aleancë me “FIFA18” (video game).

12. Isco: Muajin e ardhshëm do të jetë 26 vjeç dhe, që kur ishte në Málaga, është sponsorizuar nga “Nike”. Lojtari i Real madridit ka një kontratë me këtë markë deri në fund të këtij viti dhe është në bisedime për ta ripërtërirë atë.

13. Luis Suárez: Anëtar i “Adidas”, pavarësisht faktit se Barça vishet nga “Nike”. Në vitin 2014, pasi kafshoi Chiellinin, markë gjermane e sanksionoi sulmuesin uruguajan duke ulur 80.000 euro nga kontrata e tij. Por, lëvizja e tij drejt Barçës, e forcoi aleancën.

14. De Bruyne: Belgu ka një sponsor (Nike) me klubin e tij, Manchester City. Sipas kontratës së tij të fundit me markën amerikane, ai do të vazhdojë të mbajë logon “Nike” deri në vitin 2022.

15. Dybala: Pasi kaloi 11 muaj me këpucë të zeza të markave të ndryshme, argjentinasi sapo ka nënshkruar një marrëveshje fitimprurëse me “Adidas”, e cila vesh edhe Juventusin (klubi bardhezi do të marrë 139.5 milionë euro për gjashtë vite).

16. Marcelo: Braziliani e filloi karrierën e tij me “Nike”, por në vitin 2013 kaloi në anën tjetër, në përputhje me “Adidas”, si Real Madridi.

17. Kroos: Është logjike që gjermani vishet nga “Adidas” që shumë i ri, e njëjta markë e Real Madridit. Mesfushori vesh të njëjtat këpucë që nga viti 2014: “AdiPure11Pro 2”, në të bardhë, të zezë dhe blu.

18. Griezmann: Francezi është, së bashku me Buffonin, një nga shtyllat e “Puma”, edhe pse “Nike” është markë që vesh Atletico Madrid. Ai shfaqi këpucë të reja këtë vit: ”las Future 18.1”.

Hazard: Ikona e “Nike” te Chelsea. “Adidas” e tundoi atë në vitin 2014, por ndërkombëtari belg mbeti besnik ndaj kompanisë, që e ka sponsorizuar qysh kur ishte 16 vjeç.

20. De Gea: Që nga viti 2015, kur u largua nga “Puma”, ai është një nga atraksionet e “Adidas” në “La Roja” dhe Manchester United (do të veshë “djajtë e kuq” deri në vitin 2024).

21. Aubameyang: Gabonezi është pjesë e “Nike” dhe do të përfitojë dy milionë euro në vit deri në fund të karrierës së tij. Përmes tij, “Nike” siguron praninë e vet në kontinentin afrikan.

22. Bonucci: Mbrojtësi i Milanit vesh rroba dhe këpucë sporti të “Nike”. Ai e rinovoi kontratën e tij në vitin 2013, deri më 2020. Ekipi kuqezi, megjithatë, së shpejti do të vishet nga marka “Puma”.

23. Mané: Senegalezi mban këpucë “Nike”, edhe pse është parë në stërvitje me këpucë “New Balance”; pikërisht me markën që vesh Liverpool.

24. Falcao: Kolumbiani “kërceu” te “Nike” (kjo firmë, gjithashtu, vesh Monacon) në prill të vitit të kaluar. Ai e bëri këtë, pasi mbaroi marrëdhënien e tij pesëvjeçare me “Puma”, ku filmoi reklama me Agüeron.

25. Benzema: I lidhur me “Adidas” që nga fillimi i tij në Lyon. Kontrata e me shenjën e tre shiritave, që kur u bashkua me Real Madridin, e katapultoi atë në “top 5” lojtarët francezë më të paguar.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in