Politika “Luftë” në Twitter mes Ramës e Metës, Kryeministri reagon sërish

“Luftë” në Twitter mes Ramës e Metës, Kryeministri reagon sërish

Pas kundërpërgjigjes së Ilir Metës, Kryeministri Rama ka vazhduar “luftën” përsëri në rrjetin social Twitter, duke i dalë edhe një herë në mbrojtje kandidatit të tij për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës… Pupupu”, shkruan Rama në Twitter.

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, patin shkruar Meta në një postim në Twitter.