Bota Luigi Di Maio jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë “Lëvizja 5 Yjet”.

Luigi Di Maio jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë “Lëvizja 5 Yjet”.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë “Lëvizja 5 Yjet”. Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raporton se Di Maio e komunikoi vendimin e tij gjatë mëngjesit të sotëm në një takim që zhvilloi me ministrat e qeverisë që vijnë nga radhët e partisë së tij.

Nuk dihet arsyeja përse Luigi Di Maio vendosi që të heqë dorë nga drejtimi i partisë, por në një postim në Facebok, ai ka njoftuar që në orën 17:00 do të dalë në një konferencë shtypi për të komunikuar vendimin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se Di Maio do të synojë të qëndrojë në qeveri edhe pas dorëheqjes nga drejtimi i partisë.

Giuseppe Conte, Kryeministri i Italisë, tha se nuk dëshiron të komentojë vendimin e Di Maio. “Nëse ky është vendimi i tij, atëherë unë do ta respektoj”, tha Conte.

Partia e Luigi Di Maio, “Lëvizja 5 Yjet”, është në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të qendrës së majtë.