Sport Luis Suarez: Me Barcelonën dua tripletën, nëse Nejmar rikthehet…

Luis Suarez: Me Barcelonën dua tripletën, nëse Nejmar rikthehet…

Ka 32 vite mbi supe, por Luis Suarez po kalon sezonin e tij më të mirë me 15 gola në kampionat dhe një në Kupën e Mbretit. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, sulmuesi uruguaian foli për ambicien e tripletës së trofeve dhe rikthimin e mundshëm të Nejmar.

“Kemi si detyrim të përpiqemi të fitojmë gjithçka. Mendoj se jemi në një situatë të mirë në të gjitha frontet. Pasardhësi im? Në klub duan të sjellin një sulmues të ri: kushdo që do vijë, duhet të dijë që te Barcelona nuk është e lehtë për askënd. De Jong? Një lojtar i madh, me shumë talent. Ka shumë për të mësuar dhe Barça është një klub i madh ku mësimi me lojtarët që ka, është vendi më i mirë. Vjen nga Ajaksi: shkolla më e mirë për të pasur sukses në elite”.

Suarez në fund u ndal te mundësia e rikthimit të Nejmarit në Katalonjë: “Momentalisht ndodhet në Paris: e shoh të lumtur, të kënaqur, po argëtohet. Dhe nga ky moment deri në verë cilido vendim do të jetë vetëm i tiji dhe i PSG-së. Nëse ai kthehet te Barça, natyrisht do të isha i lumtur ta jetoj atë moment, sepse dua të jem i rrethuar nga më të mirët”.