Extra Luizi e quan Arjola Demirin “lojtaren më fallso të BBVA-1”: Babain e...

Luizi e quan Arjola Demirin “lojtaren më fallso të BBVA-1”: Babain e fëmijëve të saj unë e njoh, nuk u mungonte asgjë

Banorëve të “Big Brother VIP Albania 2” iu kërkua të diskutonin mbi banorët e edicionit të kaluar. Një nga pyetjet – e dhëna nga produksioni – ishte “Viktimizim apo mall loja e Arjolës”, referuar faktit që ish-konkurrentja prekej shpesh për fëmijët.

Të gjithë banorët – konkretisht Amos, (deri-diku) Olta, Diola, Tea, Deamishel dhe Kiara – qenë të mendimit se loja e saj nuk ishte aspak viktimizim, përveç Luizit.

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh dhe nuk u mungon absolutisht asgjë fëmijëve të saj, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asgjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallso, nga fillimi deri në fund. Përsa u përket lotëve, është mëse normale që nëna për fëmijët do qajë. Ajo që nuk më pëlqente ishte fakti që çdo dy ditë, do të përmendte fëmijët. Me gjithë respektin, por edhe të tjerët kishin fëmijë aty, kishin nëna, motra etj. Arma e vetme e saj ishte ‘përmend fëmijët, qaj, përmend fëmijët, qaj’. Për mua ishte] viktimizim.” – tha ai.

Në edicionin e kaluar, Arjola Demiri diskutoi ndër të tjera mbi problemet familjare me të cilat i është dashur të përballet ajo dhe 3 fëmijët e saj. Top Channel u dhuroi një shtëpi.

Në vijim të opinionit të Luizit, Olta Gixhari shtoi se “çdo gjë që e kalon masën, është e dëmshme. Nëse ti diçka e bën dhe realisht e ke të sinqertë gjithmonë, por nëse nuk ke mençurinë dhe nuhatjen e duhur dhe e kalon masën, atëherë është problem. E kaloi pak masën në opinionin tim, megjithëse nëna për fëmijët…unë jam vetë në atë pozicion.”

“Ajo shtëpinë e gëzoftë, por nuk është se i kishte fëmijët në rrugë, përkundrazi,” përfundoi Luizi.

Arjola ende nuk ka reaguar.