Extra Luizi perfomon i vetëm para Oltës, aktorja mahnitet dhe i rikthehet buzëqeshja...

Luizi perfomon i vetëm para Oltës, aktorja mahnitet dhe i rikthehet buzëqeshja (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme banorët kanë dhuruar një atmosferë festive, duke kërcyer deri në orët e vona të natës.

Nuk ka munguar muzika, argëtimi mes gjithë banorëve dhe kërcimet sensuale të vajzave.

Por një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen e rrjetit.

Në një moment Olta del në oborr e mërzitur. Luizi edhe pse ka vendosur ta injorojë aktoren del jashtë dhe kërcen para saj që t’i heqë trishtimin.

Olta jo vetëm që kënaqet nga performanca e Luizit, por i rikthehet edhe buzëqeshja dhe duket mjaft e kënaqur.

Pra, Luizi e përmbylli misionin me sukses, ndërsa në rrjet kanë shpërthyer vlerësimet për gjestin e Luizit.