Sport Lukaku është kthyer si ai Contes, tani frikëson Dzekon, duel për një...

Lukaku është kthyer si ai Contes, tani frikëson Dzekon, duel për një vend në finale ndaj City-t

Sulmuesi belg më në fund është rikthyer si në 2-vjeçarin e parë me Interin dhe tani trajneri Inzaghi ka më pak se dy javë kohë të vendosë cilin do të zgjedhë mes tij dhe boshnjakut. Në finalen e Ligës së Kampionëve njëri do të jetë në krah të Lautaro Martinezit.

Sinjalet e javëve të fundit ishin të qarta, dopieta kundër Empolit dhe Sasuolos, golat e shënuar në Romë dhe Napoli, dy asistet ndaj Lacios, por ishte prova ndaj Atalantës që konfirmoi se Romelu Lukaku është kthyer ai sulmuesi vendimtar i dy viteve me Antonio Conten në stol.

Nëse Interi e siguroi një javë para mbylljes së kampionatit pjesëmarrjen në Champions, Big Rom ka merita të padiskutushme. Ai ka shënuar 7 gola në 6 javët e fundit. Ai dhe Lautaro e kanë udhëhequr skuadrën në momentin më të vështirë, pas humbjes së 15 prillit në ‘San Siro’ndaj Monzës, kur edhe stoli i Inzaghit dridhej.

Që atëherë belgu ka bindur gjithmonë e më shumë me paraqitjet në fushë. Dëmtimi i dyfishtë në kofshën e majtë duket një kujtim i largët.

Interesant është fakti që Lukaku u rikthye në formë në momentin më të mirë, kur sezoni jep verdiktet e veta. Golat e tij e ndihmuan Interin të kualifikohej në Champions si në 1/8-at, ashtu dhe në çerekfinale, por ishte vendimtar edhe në derbin e kthimit (asist për ‘1-0 të Martinez) dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Në 2023-shin sulmuesi në pronësinë e Chelsea-tt ka shënuar 12 gola, më mirë se ai ka bërë vetëm Lautaro, 20 në total. “Mirë se erdhët në Lula Park. Një tjetër fitore, forca Inter”, – ka shkruar Romelu në Instagram.

Forma e belgut ka rritur presionin te Dzeko, që nuk e ka më të sigurt vendin në finalen e Championsit. Ndaj City-t Lukaku mund të ketë shansin e tij që nga minuta e parë.