Sport Lukaku mban gjallë shpresat e Interit në Champions

Lukaku mban gjallë shpresat e Interit në Champions

Interi duhej të fitonte dhe fitoi. Romelu Lukaku është heroi i mbrëmjes. Me dy golat e tij, sulmuesi belg i dha 3 pikët jetike zikaltërve në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, që përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte.

Interi ruan shpresat për kualifikim, pavarësisht vendit të fundit në grupin B, që kryesohet nga Borussia me 8 pikë, e ndjekur nga Shakhtar dhe Real me 7, ndërsa Interi me 5 pikë.

Golat e Interit u shënuan nga Darmian dhe Lukaku (2), ndërsa për Monchengladbach shënoi dy herë Plea.

Në takimet e tjera, Atalanta barazon 1-1 ndaj Midtjylland, duke lënë gjithçka hapur për vendin e dytë të grupit në ndeshjen e fundit ndaj Ajax, që u mund sot 1-0 në Angli nga Liverpool.