Sport Lukaku mund të kthehet në problem, United tenton të rrëmbejë yjet e...

Lukaku mund të kthehet në problem, United tenton të rrëmbejë yjet e Interit

Romelu Lukaku mund të kthehet në një problem për Interin, për shkak se zikaltrit nuk e kanë paguar shumën e parave që i detyrohen anglezëve të Manchester United për transferimin e sulmuesit belg.

Klubi italian së fundmi nuk ka paguar një bonus të parashikuar në kontratë, duke aktivizuar sipas Corriere dello Sport një klauzolë që i detyron ata të paguajnë tarifën e mbetur nga marrëveshja e bërë mes klubeve.

Dhe nuk bëhet fjalë për një shumë të vogël, pasi janë 47 milion sterlina që Interi duhet të paguajë. Zach Loëy ndërkohë raporton se “Djajtë e Kuq” po tentojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë.

Klubi i Premier League kërkon të marrë në këmbim sulmuesin Lautaro Martinez ose mbrojtësin Milan Skriniar, për të barazuar marrëveshjes mes tyre. Sigurisht për argjentinasin do të jetë e vështirë. Interit i takon të gjejë një zgjidhje.