Sport Lukaku shpëton Interin në fund, Bayern shkatërron Atleticon, vazhdon përralla Atalanta

Lukaku shpëton Interin në fund, Bayern shkatërron Atleticon, vazhdon përralla Atalanta

Inter ka arritur të marrë vetëm një pikë nga ndeshja e parë në grupe e Champions League. Zikaltrit barazuan 2-2 në minutën e fundit ndaj Borussia Monchengladbach, me Romelu Lukakun heroin e ndeshjes.

Ishte Lukaku ai që kaloi në avantazh skuadrën e Contes në fillimin e pjesës së dytë, por gjermanët përmbysën rezultatin. Kur dukej se Interi do të dilte pa pikë nga kjo përballje, sulmuesi belg barazoi gjithçka.

Ndërkohë, Bayern Munchen ka shpartalluar 4-0 Atletico Madrid. Golat për kampionët në fuqi të Evropës u shënuan nga Coman (2), Goretzka dhe Tolisso.

Liverpool fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 në Holandë, ndaj Ajax. Ishte autogoli i Tagliafico ai që i dha fitoren “Të kuqve” të Jurgen Klopp.

Atalanta mposhti thellë 4-0 në Danimarkë modestët Midtjylland, ndërsa City mposhti 3-1 portugezët e Portos.