Politika “Lul, i ke hyrë detit në këmbë, Perëndimorët i ke kundër”, Basha-Çanit:...

“Lul, i ke hyrë detit në këmbë, Perëndimorët i ke kundër”, Basha-Çanit: Tani ia fute kot

Rubrika “Pyetja që vret” është bërë e zakonshme në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan. Dhe i ftuari i sotëm, kreu i opozitës Lulzim Basha është vënë përballë kësaj pyetje.

I pyetur se nëse pas tij qëndron Moska, Basha tha se nuk është e vërtetë dhe se ata që e kanë shpikur këtë janë të kohës së Enverit. Menjëherë pas përgjigjes së tij Çani i tha kreut të PD se i ka hyrë “detit në këmbë”.

Arian Çani: Lulzim Basha biri im. Ndoshta sonte ka ardhur momenti që të deklaroni nga kjo studio se djegien e mandateve dhe fillimin e protestave i bëni sepse keni mbrapa mbështetjen e Moskës…

Lulzim Basha: Kjo po është për humor. Kjo pjesë e propagandës, kujton propagandën e Enverit. Në fund fare kur nuk ecte asgjë tjetër shpikej armiku i jashtëm që mbështeste kundërshtarin e brendshëm. Dhe në këtë rast ata që e kanë shpikur këtë më duket se janë të kohës së Enverit. Sa i përket Lulzim Bashës, unë jam politikani më evropian që ka sot Shqipëria. Politikan më evropian se unë nuk ka. Edi Rama është ai që pret oligarkët rusë në zyrë. Iu ka dhënë naftën e Shqipërisë. Putin investim më të mirë se tek Rama nuk ka, nuk ka nevojë që të investohet tek Lulzim Basha, i cili njihet për pikëpamjet e tij evropiane dhe atlantiste.

Arian Çani: Unë u mërzita pak nga përgjigja jote. Do doja të ishte e vërtetë që kishe Moskën pas dhe ta fitoje këtë betejë. Ti më the je vetëm perëndimor, ndërkohë që ata po mbështesin Ramën. Lul atëherë i ke hyrë detit në këmbë…

Lulzim Basha: Tani ia fute kot.