Aktualitet Lushnje, 40-vjeçari ekzekutohet me kallashnikov duke pirë kafe

Lushnje, 40-vjeçari ekzekutohet me kallashnikov duke pirë kafe

Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Lushnje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Skënder Libohove”.

Viktima është Besnik Hida, i cili është vrarë në katin e dytë të një lokali, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit”.

Hida u qëllua dy herë më breshëri kallashnikovi, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë autori ka qenë i maskuar dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes.

Hida është një biznesmen në fushën e grumbullimit të makinave të përdorura.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Besnik Hida i shpëtoi një atentati

Më herët Hida i ka shpëtuar një atentati me eksploziv. 40-vjeçari e kishte parkuar makinën para banesës, por nga shpërthimi i tritolit