Bota Macron u bërtet oficerëve izraelitë: Dilni jashtë! Asnjë nuk duhet që të...

Macron u bërtet oficerëve izraelitë: Dilni jashtë! Asnjë nuk duhet që të provokojë

Presidenti i Francës Emmanuele Macron u bërtiti oficerëve izraelitë pasi ata thyen rregullat shekullorë para tij. Ai ishte duke kryer një tur në qytetin e vjetër të Izraelit dhe shkoi në kishën e Shën Anës, e cila konsiderohet si territor francez në Izrael, i shoqëruar nga oficerët izraelitë.

Në bazë të rregullave, në atë territor nuk lejohet hyrja e oficerëve izraelitë, gjë e cila ndodhi.

“Çdo kush i di rregullat. Mua nuk më pëlqeu ajo çfarë bëtë para meje. Dilni jashtë, jashtë ju lutem! Më vjen keq, por ne i dimë rregullat. Asnjë nuk duhet që të provokojë. Asnjë. Në rregull? Ne jemi të qetë”, iu hakërrye atij Macron

Kisha e Shën Anës u ndërtua gjatë kohës së Kryqëzatave dhe daton që në vitin 1138. Flamuri francez valëvitet në atë Kishë prej vitit 1856 pasi Perandoria Osmane e asaj kohe ja dhuroi Francës për ndihmat që dha kjo e fundit në Luftën e Krimesë.

Një incident i ngjashëm ndodhi në këtë kishë me presidentin francez Shirak në 1996.