Sport “Made in Conte”: Ja formacioni i Interit të sezonit të ri

“Made in Conte”: Ja formacioni i Interit të sezonit të ri

Antonio Conte i ka idetë të qarta. Madje, ai ka filluar t’i materializojë ato si trajner i Interit. Fillimisht përmes merkatos, ku synon të marrë lojtarët e piketuar, pastaj përmes përgatitjeve parasezonale dhe vendosjes taktike të zikaltërve në fushë. Nga sot e në vazhdim do të jenë ditë zyrtarizimesh te skuadra nga “San Siro”, me synimin për të qenë një grup “made in Conte”, sipas dëshirave të trajnerit të ri, në stërvitjet e Luganos.

Sipas medieve italiane, ky do të ishte formacioni i Interit në sezonin e ri, duke llogaritur lojtarët ekzistues, nën kontratë, dhe ata që do të bashkohen kësaj vere. “La Gazzetta” ka zbuluar emrat e zikaltërve, sipas roleve të tyre në fushë, në skemën 3-5-2. Në të përfshihen edhe Godin, Lazaro, Barella, Sensi, Dzeko dhe Lukaku. Pra, 6 prurje të reja, që përbëjnë më shumë se gjysmën e formacionit të deridjeshëm. Spikat mungesa e Mauro Icardi, i cili nuk llogaritet nga Antonio Conte.