Bota Maduro falënderon ushtrinë: Mposhti grushtin e shtetit

Maduro falënderon ushtrinë: Mposhti grushtin e shtetit

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro falenderoi ushtrinë për mposhtjen e atij që e quajti një grushti shteti të organizuar nga SHBA dhe lideri i opozitës, Juan Guaido.

Gjatë një mitingu në Karakas, Maduro fajësoi po kështu sulmet kibernetike të opozitës, që sipas tij janë shkaktarët e ndërprerjeve masive të energjisë elektrike në vend.

Fjalimi i udhëheqësit polemizues erdhi pas një dite protestash masive në Venezuelë. Në kryeqytet disa grupe mbështetësish të Guaidos u përleshën me policinë. Lideri opozitar, paralajmëroi se një tubim gjigand do të zhvillohet tani shpejt.

“E gjithë Venezuela do të mblidhet në Karakas, sepse na duhen njerëzit që të jenë të bashkuar”, tha ai.

Maduro ka mundur të ruajë mbështetjen e Rusisë dhe aleatëve të ngushtë si Rusia e Kina pasi Guaido u vetëshpall president i përkohshëm i vendit në 23 janar. Por qeveria e Maduros po izolohet gjithmonë e më shumë pasi shtete të ndryshme e fajësojnë për krizën e thellë ekonomike që ka detyruar mbi 3 milionë persona të largohen nga Venezuela.