Bota Maduro: Trump kërkonte kokën time!

Maduro: Trump kërkonte kokën time!

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, ka thënë se Donald Trump urdhëroi qeverinë kolumbiane dhe mafien lokale në atë vend për ta vrarë atë.

Reuters raporton se Maduro e ka thënë këtë në një intervistë me agjencinë RIA Novosti.

Maduro, siç raportohet nga agjencia ruse, tha se thirrjet për zgjedhje të parakohshme erdhën me shantazhuesit dhe se vendet që i thërrasin ato duhet të presin 2025.

“Ne nuk pranojmë asnjë ultimatum, nuk do të shantazhohemi”, tha Maduro.

Maduro ka thënë se është gati të flasë me opozitën, por me pjesëmarrjen e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

“Unë jam i gatshëm që të ulem në tryezën e bisedimeve me opozitën, dhe duke folur për të mirën e Venezuelës, paqes dhe të ardhme së saj”, tha Maduro, në një intervistë me agjencinë ruse RIA, sipas Reuters.

Mundësia e ndërmjetësimit të një vendi të tretë, sipas Maduros mund të vijë “nga disa qeveri e organizata botërore, të cilat kanë shprehur shqetësimin e tyre të sinqertë për atë që po ndodh në Venezuelë”.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Venezuelës ndaloi largimin nga vendi dhe ngrirjen e burimeve financiare udhëheqësit të opozitës Guaido.

Gjyqtari Mailel Moreno tha se hetimi ishte duke u zhvilluar dhe se Guaidos iu imponua masa ndaluese për të mbrojtur integritetin e shtetit.

Guaido, i cili është gjithashtu kryetar i Kongresit të Venezuelës, njoftoi se Kuvendi miratoi një ligj mbi “tranzicionin demokratik” dhe rinovoi Kushtetutën.

“Ligji që do të sigurojë një tranzicion drejt demokracisë dhe rivendosjen e Kushtetutës së Republikës Bolivariane të Venezuelës e cila miratua unanimisht që në leximin e pare”, shkroi Guaido në Twitter.