Kryesore “Mafia shqiptare merr nën kontroll trafikun e kokainës”

“Mafia shqiptare merr nën kontroll trafikun e kokainës”

Mafia shqiptare në Zvicër merr në dorë trafikun e të gjitha llojeve të drogës” (“La mafia albanaise règne sur toutesles drogues“) është ky titulli i shkrimit që sjellë sot në faqen e parë gazeta zvicerane “Le Matin Dimanche”.

Shpërndarja e trafikut të drogës ka ndryshuar në tregun e Zvicrës.

Heroinë, kokainë, kanabis tashmë janë në duar të shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria, ata tashmë e kanë nën kontroll çdo gjë, shkruan në vazhdim gazeta zvicerane.

Ky zbulim i madh në politrafik mbështetet në organizimin e përsosur, i lindur nga trafikimi i heroinës. Mjediset shqipfolëse të ngjashme me një mafia, ku dominojnë lidhjet klanore me kodet e tyre.

Nuk ka ndonjë Don Corleone, por shumë rrjete të vogla bashkëjetojnë. “Ne nuk e kemi të qartë se kush e kontrollon” tha Olivier Guéniat, nga policia zvicerane e antidrogës.

Policia zvicerane ka mbetur e befasuar. Më 18 janar Brigada e Gjenevës arrestoi tre burra dhe një grua me 20 kg kokainë. Gjatë gjithë vitit te kaluar u konfiskuan 33 kilogramë kokainë.

Pika e përbashkët e trafikantëve? Ata janë të gjithë shqiptarë. Kjo është thënë nga ekspertët për të treguar se tregu i drogës po ndryshon. Deri atëherë, ai ishte shumë i segmentuar.

Shqiptarët dhe kosovarët dominonin tregun e heroinës, kurse afrikanët, tregun e kokainës, kanabisin- zviceranët.

Konfiskimet e fundit tregojnë sipas policisë, se skema po ndryshon dhe tregu po dominohet prej shqiptarëve. Gjeneva dhe Zvicra janë vendet e konsumit, shkruan Balkanweb.

8 tonë pluhur të bardhë konsumohen çdo vit në Zvicër dhe 2 tonë të tjera heroinë. Potenciali i biznesit është i rëndësishëm. Së fundi, për të financuar trafikimin e kokainës, shqiptarët filluan shitjen e kanabisit, i cili në treg kap sasinë rreth 80 tonë në vit. Droga është transportuar në Zvicër nëpërmjet një diaspore të fortë të shpërndarë në vende kyçe.