Bota Magdalena Andersson bëhet (sërish) kryeministrja e parë grua e Suedisë

Magdalena Andersson bëhet (sërish) kryeministrja e parë grua e Suedisë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish për postin e lartë.

Ajo doli triumfuese pas një tjetër votimi në Parlamentin suedez të hënën.

Andersson mori 173 vota kundër, nëse do merrte dy më shumë do të kishte humbur.

Javën e kaluar, vetëm disa orë pasi u zgjodh, propozimi i buxhetit të Andersson u rrëzua në Parlament dhe ajo humbi mbështetjen e Partisë së Gjelbër nga koalicioni i saj.

Një qeveri, së cilës iu deshën javë të tëra negociatash për t’u formuar, u rrëzua shpejt.

Këtë herë, ajo do të drejtojë një qeverie minoriteti me një parti të vetme, Partinë e vet Socialdemokrate.

Kryetari i parlamentit suedez, Andreas Norlén, tha se “i vjen keq” për atë që ndodhi të mërkurën, dhe pas sondazhit të liderëve të partive edhe një herë ai arriti në përfundimin se votat do të ishin sërish aty për të zgjedhur Andersson.

Çfarë ndodhi herën e parë?

Andersson, si udhëheqëse e socialdemokratëve, kishte arritur të siguronte mjaftueshëm mbështetje në një marrëveshje koalicioni për të siguruar votat në parlament për zgjedhjen e saj për kryeministre.

Marrëveshja e minutës së fundit ishte falë një marrëveshjeje me Partinë e Majtë për rritjen e pensioneve.

Kjo megjithatë bëri që Partia liberale e Qendrës të refuzonte buxhetin e saj, pa bllokuar hyrjen e saj në pushtet.

Atë pasdite parlamenti miratoi një buxhet nga opozita e djathtë, i cili u përgatit për herë të parë me Demokratët e Suedisë së ekstremit të djathtë.

Partneri i koalicionit të socialdemokratëve, të Gjelbrit, refuzoi të qeverisë me një buxhet të formuar në partneritet me të djathtën ekstreme, kështu që qeveria e sapo zgjedhur, u rrëzua.

“Ekziston një praktikë kushtetuese që një qeveri koalicioni jep dorëheqjen kur një parti largohet. Unë nuk dua të drejtoj një qeveri, legjitimiteti i së cilës vihet në dyshim,” shpjegoi Andersson në një konferencë shtypi.

Me rreth 25% në sondazhe, Partia Socialdemokrate është ende partia më e madhe politike në Suedi, por është afër niveleve më të ulëta të historisë së vetë si parti.