Sport Magji e Leclerc/ F1, fiton “pole position” edhe në Rusi

Magji e Leclerc/ F1, fiton “pole position” edhe në Rusi

Ferrari dhe Charles Leclerc nuk ndalen më. Piloti nga Monako ishte i pakapshëm në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Rusisë dhe arriti të fitojë pole positionin e katërt radhazi për këtë sezon, diçka që te Ferrari nuk ndodhte prej 19 vitesh.

I fundit që e arriti një rezultat të tillë ishte pikërisht Mikael Shumaher.

Piloti 21 vjeçar i Kokëkuqes italiane ishte dominues gjatë këtyre kualifikueseve në pistën e Soçit të cilën e përshkoi me kohën 1 minutë 31 sekonda e 628 të mijtat duke lënë pas Ljuis Hamilton.

Britaniku ia rrëmbeu vendin e dytë Sebastian Fetel në çastet e fundit me vetëm pak të mijtat. Gjermani do të niset nga vija e dytë e startit dhe përkrah tij do të jetë piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas edhe pse u rendit i pesti.

Finlandezi përfitoi nga fakti që Maks Vershtapen është penalizuar me 5 pozicione në garën e së dielës me holandezin që do të niset nga vendi i nëntë.