Sport “Magji” pas 58 ndeshjesh, Verrati befason edhe trajnerin: Nuk e di çfarë...

“Magji” pas 58 ndeshjesh, Verrati befason edhe trajnerin: Nuk e di çfarë ka ngrënë…

Marco Verratti është konsideruar nga shumë njerëz si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Teknik, i shkathët dhe i aftë për të mbrojtur topin, për ta rimarrë atë, ai është një lojtar praktikisht i plotë, edhe pse i mungon diçka specifike: shënimi i golit. Në fakt, ylli i PSG është larg statusit të një goleadori, por në ditët e fundit diçka ka ndryshuar si me “magji” në këtë drejtim.

Para ndeshjes së javës së kaluar, italiani kishte grumbulluar 58 ndeshje pa gol. Më pas erdhi goli i parë kundër Lihtenshtejnit (i dyti me fanellën blu, në 31 paraqitje), shënoi edhe në Kupën e Francës, duke i ndihmuar të tijtë në fitoren ndaj Nantes dhe shkuarjen në finalen e këtij turneu.

Duke parë që Verratti shënoi në dy ndeshje, në një hapësirë aq të shkurtër kohore, duket si diçka pothuajse e jashtëzakonshme. Aq shumë përbën habi ky fakt, sa edhe trajneri i tij, Thomas Tuchel, duke folur në konferencën për shtyp, e komentoi “zhbllokimin” e mesfushorit me nota humori: “Normalisht, ai nuk shënon, por është mirë që e bëri dy herë këtë, shpejt e shpejt. Madje, as nuk e dija se si feston, kur shënon gol. Nuk e di se çfarë po ndodh me të, ndoshta ka ngrënë diçka…, sa ishte me ekipin e tij kombëtar”.

Verratti nuk shënon shumë, por vlerësohet për karakteristikat e tjera nga trajneri: “Zakonisht, edhe në trajnim, nëse është dy metra nga porta, ai ende kërkon një shok për t’ia pasuar topin. Verratti gjithnjë dëshiron t’i bëjë të tjerët të lumtur. Është cilësia e saj, karakteri i tij. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë duhet të jetë më egoist dhe më i ngulmues për golin”.