Aktualitet Makina del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari

Makina del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari

Një i ri gjeti vdekjen këtë të diel në Kurbin, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Burime zyrtare të policisë sqarojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Zheji.

Viktima është një 24-vjeçar me iniciale F.S., banues në Bushnesh të Krujës. Ai udhëtonte me një makinë “Benz”, kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke gjetur vdekjen.

Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende. Për zbardhjen e tyre në vendngjarje ndodhet një grup hetimor.