Aktualitet Makina e atentatorëve tek mbikalimi i Shkozetit, e vjedhur në Tiranë dy...

Makina e atentatorëve tek mbikalimi i Shkozetit, e vjedhur në Tiranë dy javë më parë

Makina me të cilin u krye atentati ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj rezulton e vjedhur në Tiranë. Detaji u zbulua nga gazetarja e Ora Neës, Keti Banushi. ”Makina rezulton të ishte vjedhur 2 javë më parë në Tiranë dhe rezulton me targa të falsifikuara”, tha Banushi.

Makina, e cila dyshohet se u përdor prej tyre në atentat, u gjet në fshatin Shkafonë afër Gjirit të Lalzit. Në brendësi të mjetit tip ‘Benz’ 2800 janë gjetur 2 armë automatike të cilat dyshohet se janë përdorur për atentatin.

Manovrimi i shoferit ka shpëtuar jetën prokurorit dhe shokut të tij. Psai Në momentin që makina ka qenë tek mbikalimi i Shkozetit, një makinë tip Benz që mendohet se kanë pasur 3 persona ka qëlluar në ecje e sipër drejt makinës ku ndodhej prokurori me breshëri.