Aktualitet Makina luksoze, vila dhe pemëtore: Sekuestrohet pasuria e Admir Muratajt

Makina luksoze, vila dhe pemëtore: Sekuestrohet pasuria e Admir Muratajt

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave të Admir Muratajt dhe familjareve te tij.

Shtetasit Admir Murataj, Aleksandër Murataj si dhe familjarët e tyre janë subjekte për kryerjen e verifikimeve pasurore.

Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.

Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme:

  1. Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;
  1. Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;
  1. Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë;
  1. Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;
  1. Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.
  1. Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;
  1. Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.
  1. BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
  1. Fuoristradë Mercedes Benz;
  1. Fuoristradë BMË X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;
  1. DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;
  1. DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
  1. Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
  1. Volksëagen Tiguan;
  1. Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
  1. Motocikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir Murataj.