Aktualitet Makina përplas për vdekje 32-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Makina përplas për vdekje 32-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Një 32-vjeçar që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Rrotull të Durrësit.

32-vjeçari me iniciale R.Ç. u përplas nga automjeti tip Peugeot i drejtuar nga 28-vjeçari me iniciale E.C. Shoferi u largua nga vendngjarja pas aksidentit, por ai u arrestua nga policia disa orë më vonë.

Ai akuzohet për largim nga vendi i aksidentit dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Durrësit.