Aktualitet Makina ra në lumin Drin, nxirret trupi i pajetë

Makina ra në lumin Drin, nxirret trupi i pajetë

Një trup i pajetë është nxjerrë nga makina që ra mëngjesin e së martës në ujërat e lumit Drin në qytetin e Shkodrës.

Trupi i pajetë u nxor në breg nga polumbarët e FNSH-së të cilët mbërritën në vendngjarje.

Ndryshe nga sa u dyshua fillimisht, në mjetin tip “Ford Focus” besohet të ketë qenë vetëm një person dhe jo dy.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së martës kur makina po udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Lezhës.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.