Bota Makthi i vegjetarianëve, hoteli i “mishit” në Gjermani

Makthi i vegjetarianëve, hoteli i “mishit” në Gjermani

Çfarë ndodh kur një kasap gjerman hap një hotel? Nëse vendosni të kaloni ndonjë natë në hotelin e tij në Bavari të Gjermanisë, duhet të dini se në dhomat nuk janë të rehatshme për vegjetarianët, pasi gjithçka që do të shihni ka të bëjnë me mishin.

Foto me sallam të printuara në mure, jastëk në formë suxhuku, komodinë në formën e kanaçes, numrat e dhomave në format e thikave, madje edhe sapuni është një formë suxhuku.

Downstairs “Wurstaurant”, restoranti brenda tij, shërben një gamë të plotë të gatimeve të lidhura me sallam, duke përfshirë akullore me salcice.

“Gjithmonë kam menduar të krijoj diçka të veçantë, që ka të bëjë veçanërisht me produktet e mishit” ka thënë Claus Boebel, kasapi i cili e hapi hotelin në Bavari. “U shkëputa nga puna ime e mëparshme dhe pas një periudhe pushimesh vendosa të krijoj diçka që nuk e kisha parë në ndonjë vend të botës më përpara” ka thënë ai. Hoteli quhet BB & BB- Bed & Breakfast Boebel Bratwurst.