Sport Malago: Seria A do të rinisë më 13 qershor, i bindur 99%,...

Malago: Seria A do të rinisë më 13 qershor, i bindur 99%, por nuk e di nëse do përfundojë

Giovanni Malagò, presidenti i Komitetit Olimpik Italian, që sot ka zhvilluar një mbledhje me Ministrin e Sportit, Giovanni Spadafora, në një intervistë të dhënë për “Radio 2”, u shpreh kështu mbi rifillimin e Serie A: “E them që 99% do të rinisë në datën 13 qershor. Më duket se po bëhet çmos dhe e pamundura që të krijohen kushtet për t’iu rikthyer futbollit. Pastaj, në lidhje me mundësinë që do të përfundojë ose jo turneu, duhet të kemi sferën magjike.

“Është një rrezik i vërtetë, po për Serie A objektivi kryesor dhe i vetëm është që të rinisë. Ky është një mentalitet që unë nuk kam, ndoshta është fakt kulturor. Por, mendoj që në jetë, edhe nëse njëri është i bindur dhe i vendosur, duhet të ketë gjithmonë një alternativë, ndryshe rrezikon që të kompromentojë një situatë komplekse”.