Sport Maldini: Giampaolo-n e mbrojta sepse ishte e drejtë, por nuk donim ta...

Maldini: Giampaolo-n e mbrojta sepse ishte e drejtë, por nuk donim ta flaknim sezonin

Paolo Maldini, në konferencën për shtyp të prezantimit të Stefano Piolit, u ndal te disa aspekte, mes tyre edhe për faktin se disa futbollistë nuk po dalin ashtu si pritej: “Besoj se futbollistët psikologjikisht janë të bllokuar dhe kjo është pasojë e situatës. Historia e Milanit, emri i madh i “San Siro”-s mund të ketë ndikuar te disa prej tyre”.

Giampaolo? “E mbrojta sepse ishte e drejtë ta mbroja. E mbrojtëm deri sa nuk ndryshuam mendje. Ishte më e lehtë të linim të kalonte një muaj tjetër, por me gjithë kampionatin përpara nuk mund të rrezikonim që të flaknim një sezon”.

Ambiciet? “Nuk duam të qëndrojmë këtu 10 vjet dhe të presim të bëhemi konkurrues. Jemi profesionistë që kur kemi qenë 16 vjeç, e morëm jetën në dorë që fëmijë. Ky ëshhtë një moment i jetës që jetojmë me qetësi”.

Piolo? “Nuk është bast! Duam të jemi protagonistë këtë sezon, nuk duam të hedhim në erë sezonin. Trajner me përvojë që ka bërë mirë kur ka nisur kampionatin në mes duke stërvitur ekipe të tjera”.

“Më duhet të falënderoj Marcon (Giampaolo) për profesionalitetin. Të vjen keq, sepse 4 muaj më parë ishim me të dhe tani ndryshojmë rrugën. Zgjedhje e matur, nëse kthehemi mbrapa do ta bënim si zgjedhje sërish Giampaolon. Thjesht, nuk funksionoi”.