Politika Maliqi: Ilir Metën e adhurojnë edhe socialistët. Ja përse

Maliqi: Ilir Metën e adhurojnë edhe socialistët. Ja përse

Lefter Maliqi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjaja ku ka bërë edhe një deklaratë të fortë.

Ai u shpreh se disa deputetë të PS-së duan më shumë Presidentin Ilir Meta se sa Kryeministrin Edi Rama.

Maliqi:

Deputetët e PS-së unë i kam shumë miq dhe shokë, ata kanë frikë për shkak të këtij sistemi nga zoti Rama dhe i mbajnë iso aty në parlament, por në biseda të veçanta ata lartësojnë figurën e zotit Meta.

Metën e adhuron edhe baza edhe ish ministrat e partisë socialiste, madje edhe demokratët e shikojnë si një lider.

Ai ka luajtur një rol vendimtar gjithmonë pavarësisht se çdo politikan ka gabimet e veta.