Bota Maltë/ Arrestohet ndërmjetësi në vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia

Maltë/ Arrestohet ndërmjetësi në vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia

Një person i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e gazetares së njohur investigative në Maltë, Daphne Caruana Galizia është arrestuar, bënë me dije burime nga policia, duke e çuar hetimin për vrasjen e saj në një shkallë tjetër.

Ndërmjetësi besohet se ka bërë lidhjen e personit që ka urdhërua dhe paguar vrasjen e Caruana Galizia, me autorët e vrasjes, si dhe me ata që ndihmuan në gjetjen e eksplozivit të përdorur në operacion.

Caruana Galizia, e cila shkruante në një blog anti-korrupsion, u vra në tetor të vitit 2017 nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën e saj ndërsa dilte nga banesa në Valleta. Vrasja e saj tronditi Evropën dhe ngriti pyetje për sundimin e ligjit në ishullin e Mesdheut. Tre persona të dyshuar si ekzekutorë u arrestuan në dhjetor në vitit 2017.

Qeveria dhe policia nuk kanë bërë asnjë koment, por Kryeministri Joseph Muscat tha se ai dëshiron të zbardhet e gjithë e vërteta në lidhje me vrasjen Caruana Galizia, edhe nëse kjo do të thoshte se qeveria duhej të merrte vendime të vështira.