Sport “Mami, nuk bëra dot mrekulli”; Dolores tregon çfarë i tha Ronaldo pas...

“Mami, nuk bëra dot mrekulli”; Dolores tregon çfarë i tha Ronaldo pas eliminimit

| Nga American Eye
Shpërndaje

“Ai ishte i trishtuar, do t’i pëlqente të shkonte në finale. Çfarë më tha pas eliminimit? Mami, nuk bëra dot mrekulli”. Kështu është shprehur Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, teksa tregonte përjetimin e djalit të saj, pas humbjes 2-1 me Ajax-in, që i kushtoi Juves eliminimin nga Liga e Kampionëve.

 “Në kampionat po shkon mirë, – shtoi më tej mamaja e yllit portugez. – Në Ligën e Kampionëve nuk pati fat, por nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Jeta vazhdon”.

Ndërsa e motra, Katia Aveiro, e përmblodhi me dy fjali eliminimin e Ronaldos dhe “Zonjës së Vjetër”.

“Ti e bëre pjesën tënde, dashuria ime”, – shkroi Aveiro në Instagram, shoqëruar me një foto të të vëllait gjatë humbjes 2-1 me Ajax. Në fotografinë e publikuar nga Katia, Cristiano shfaqet duke kërkuar ngushëllim nga qielli, në kulmin e dëshpërimit të humbjes dhe eliminimit përballë holandezëve. Poshtë saj, Katia Aveiro ka lënë një mesazh tjetër: Urime Ajax-it!