Bota “Mami po vdes, nuk marr dot frymë”! SMS e dhimbshme e vajzës...

“Mami po vdes, nuk marr dot frymë”! SMS e dhimbshme e vajzës nga kamioni me 39 viktima në Angli

Një grup për të drejtat e njeriut në Hanoi ka raportuar se një nga viktimat në kamionin e Eseksit mund të jetë një vajzë 26-vjeçare nga Vietnami. Vajza e quajtur Fam Ti Tra Mai i ka dërguar mamasë disa mesazhe në celular, rreth orës 22:30 të daës 22 tetor.

Në një prej mesazheve ajo ka shkruar: “Më vjen keq, mama. Rruga për jashtë nuk më shkoi mirë.”

Më pas u ka shkruar: “Mama, ju dua shumë ty dhe babain. Po vdes sepse nuk marr dot frymë”.

Familja është shqetësuar sepse s’ka marrë më asnjë lajm prej saj, ndaj i ka kërkuar ndihmë aktivistëve për të drejtat e njeriut në vendin e tyre.

Policia britanike ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, burrë e grua, të cilët mund të kenë lidhje me ngjarjen. Ndërkohë, i dyshuari i parë vazhdon të mbahet në burg, edhe pse policia dyshon se mund të jetë i pafajshëm.