Sport Man. United shkarkon Solskjaer. Zidane do stërvisë Ronaldon?

Man. United shkarkon Solskjaer. Zidane do stërvisë Ronaldon?

Ole Gunnar Solskjaer zyrtarisht nuk është më trajner i Manchester United. Aventura e norvegjezit në krye të klubit anglez ka ardhur në fund pas asaj disfate të rëndë në ndeshjen e djeshme ndaj Watford me rezultatin 4-1.

Kështu, pas disa orësh reflektim, drejtuesit kanë menduar se 48-vjeçari nuk mund të qëndrojë në krye të ekipit.

Sakaq, në deklaratën zyrtare të klubit anglez bëhet e ditur se për momentin drejtimin do ta marrë ndihmësi i Solskjaer, Michael Carrick i cili gjithashtu e njeh më së miri klubin duke qenë se në Old Trafford ka shërbyer edhe në rolin e futbollistit.

Ndërkohë, energjitë e drejtuesve tashmë do të përqendrohen për të gjetur trajnerin e ri, teksa dëshira e Djajve të Kuq është të nënshkruajnë me Zinedine Zidane.

Solskjaer zëvendësoi Jose Murinhon në krye të stolit të United në dhjetor të 2018. Vetëm në mars të 2019 ai nënshkroi kontratën 3 vjeçare me “Djajtë e Kuq” dhe në korrik të këtij viti e rinovoi atë deri në 2024-ën.