Sport Manaj flet si lojtar i Barcelonës B: Kjo është dita më e...

Manaj flet si lojtar i Barcelonës B: Kjo është dita më e rëndësishme e jetës time

Rey Manaj është prezantuar dje te Barcelona B, duke nisur një rrugëtim, që e quan më të rëndësishmin në karrierë. 24-vjeçari ka firmosur me katalanasit për një shumë prej 700.000 euro, plus 2 milionë euro bonuse, në varësi të performancës së tij. Kontrata do të ketë një klauzolë largimi prej 50 milionë euro. Lushnjari kuqezi është bërë menjëherë pjesë e trajnimit të zhvilluar nga García Pimienta, çka do të thotë se do të jetë në dispozicion për ndeshjen e fundjavës.

Duke folur për “Barça TV”, Manaj tha se është i lumtur me këtë lëvizje: “Është një nga ditët më të rëndësishme të jetës time, kam nënshkruar për një nga klubet më të mëdha. Për mua, më i miri në histori. Unë mezi po pres që të luaj këtu. Kur erdhi oferta e Barcelonës, nuk doja të dëgjoja asgjë tjetër. Tani që jam këtu, ndihem shumë i lumtur. Si mund të kontribuoj në skuadër? Unë kam përvojë. E dimë se sulmuesit janë ata, që duhet të shënojnë golat. Shpresoj që skuadra të rritet në pjesën e dytë të sezonit, sepse kjo është shumë e rëndësishme për klubin”.