Aktualitet Manastirliu shpjegon skemën: Si mund të merrni falas ilaçet për COVID

Manastirliu shpjegon skemën: Si mund të merrni falas ilaçet për COVID

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka treguar sot se si do të merren ilaçe e COVID me rimbursim.

Në një postim në mediat sociale, Manastirliu shkruan të gjithë ata që janë të sëmurë me COVID duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes dhe do të jetë ai që do u rekomandojë të gjithë recetën e mjekimit.

“💊 Garantojnë #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me #COVID19 që trajtohen në banesë.

👨‍⚕️ Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes. 🟢 Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër 📞0800 40 40 për ta mësuar”, njofton ministrja.

Ilaçet e COVID, prej javës së shkuar rimbursohen. Me një vendim të marrë javën e shkuar qeveria do të rimbursojë dy lloje recetash të COVID, kur pacientët e kalojnë sëmundjen në një gjendje të lehtë dhe mesatare.