Sport Manchester City për herë të parë në një finale të Champions League

Manchester City për herë të parë në një finale të Champions League

Pas vitesh investimesh dhe fitoresh në Britaninë e Madhe, arrin edhe finalja e parë në Champions League për Manchester City, pas fitores në Kupën e Kupave të vitit 1970 që përfaqëson ende fitoren e vetme europiane të ekipit anglez.

Djemtë e Guardiolës fituan më lehtësisht seç mendohej ndaj Paris Saint Germain me rezultatin e pastër 2-0, pasi kishin fituar edhe garën e parë në Francë 1-2.

Protagonist i ndeshjes ishte algjeriani Riyad Mahrez, autor i dygolëshit që mposhti francezët, në minutën e 11 dhe të 63-të.

Anglezët u dukën superiorë, dhe kontrolluan mirë ndeshjen, përtej disa momente tensioni të kulmuara me kartonin e kuq për Angel Di Maria në pjesën e dytë.

Britanikët presin tashmë fituesen e sfidës midis Real Madrid dhe Chelsea, që në ndeshjen e parë ka përfunduar në barazim 1-1.