Sport “Manchester United është i tmerruar nga precedenti i Mourinhos. Conte nuk është...

“Manchester United është i tmerruar nga precedenti i Mourinhos. Conte nuk është i përshtatshëm”

Drejtuesit e Manchester United janë “të tmerruar” nga shkarkimi i Ole Solskjaer, pas precedentit të mëparshëm me Mourinho. Janë këto fjalët e Jamie Carragher, pas disfatës 5-0 të “Djajve të Kuq kundër Liverpool. Ish-mbrojtësi i shquar vazhdon: “Ata janë të tmerruar nga ideja e ndryshimit në stol apo e përfshirjes së dikujt tjetër, siç bënë me Van Gaal dhe Mourinho. Nuk e di, por tashmë në mjedisin e Manchester United mendoj se është një moment paniku për bordin e drejtorëve”.

Sipas “The Sun”, ndër zëvendësuesit e mundshëm është edhe Antonio Conte, ndërsa sipas The Guardian, Conte është i gatshëm për të diskutuar me drejtuesit e Manchester United, pasi disa lojtarë kanë vënë në diskutim drejtimin e trajnerit aktual. Por legjendat e klubit janë kundër.

“Janë bërë përpjekje për të angazhuar të ashtuquajturit trajnerë të njohur, por ata nuk kanë të njëjtin kujdes dhe vëmendje deri në detaje për të rinjtë, për zhvillimin e tyre, për ADN-në e klubit si Ole”, – nënvizoi Peter Schmeichel, i cili është kundër ardhjes së ish-trajnerit kampion me Interin. Gary Neville është gjithashtu i të njëjtit mendim: “Unë nuk mendoj se Antonio Conte është i përshtatshëm për Manchester United, nuk është i përshtatshëm. Ne kemi parë se si një trajner i stilit të Louis Van Gaal nuk ka punuar këtu”.