Sport Manchester United nuk dorëzohet: S’kemi nevojë të shesim lojtarë

Manchester United nuk dorëzohet: S’kemi nevojë të shesim lojtarë

Manchester United dhe Ole Gunnar Solskjaer janë kthyer në një mur të vështirë, për t’u thyer për Interin, Juventusin e Realit të Madridit për Lukakun dhe Paul Pogba.

Zikaltrit kanë vënë në shënjestrën e tyre pikërisht sulmuesin belg, ndërsa mesfushori francez është kthyer në një ‘mollë sherri’ mes Juventusit e Realit të Madridit.

Trajneri norvegjez i Djajve të Kuq duket se nuk ka ndërmend të privohet nga asnjë prej lojtarëve, edhe pse zërat që flasin për largimin e tyre nga Old Trafford janë gjithnjë e më të shumta.

Solskjaer ka folur nga Australia në lidhje me të ardhmen e këtyre lojtarëve teksa konfirmoi se Manchester United nuk ka marrë oferta për ta.

“Ka shumë zëra spekulative rreth lojtarëve tanë si në blerje ashtu edhe për shitjen”, tha Solskjaer, “me sa di unë deri tani nuk kemi marrë asnjë ofertë as për Pogba e as për lojtarë të tjerë. Ai ashtu sikurse shumica e futbollistëve të skuadrës ka një kontratë afatgjatë me ne. Dhe ne jemi Manchester United dhe nuk kemi nevojë të shesim lojtarë”.