Sport Manchester United nuk ndalet më, futet në zonën Champions

Manchester United nuk ndalet më, futet në zonën Champions

Manchester United nuk ka të ndalur në drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, pasi sot ka marrë fitoren e radhës në transfertën londineze ndaj Fulhamit, me fitoren e thellë 0-3.

“Djajtë e kuq” dominuan sfidën përballë Fulhamit, duke gjetur avantazhin me një gol mjaft të bukur të mesfushorit francez Paul Pogba, që shënoi pas një depërtimi të bukur në zonë.

Një tjetër francez, Anthony Martial dyfishoi avantazhin në minutën e 23-të, ndërsa në pjesën e dytë ishte sërish Pogba që vulosi suksesin nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Manchester United shkoi në kuotën e 51 pikëve dhe përkohësisht në vendin e katërt, duke u future për herë të parë këtë sezon, në zonën Champions.