Sport Mancini: Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Duhen dhe 6 ndeshje deri...

Mancini: Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Duhen dhe 6 ndeshje deri në finale

Është shfaqur i buzëqeshur trajneri i Italisë, Roberto Mancini pas fitores së ndeshjes së parë të Europianit ndaj Turqisë me rezultatin 3-0.

Tekniku i Azurrëve duartroket ekipin e tij që e nisi më së miri këtë kompeticion.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, madje edhe në pjesën e parë, edhe pse nuk e gjetëm golin”.

I pyetur nëse ka një mesazh për skuadrat e tjera, Mancini u përgjigj.

“E rëndësishme është që e nisëm mbarë. Është një kënaqësi për të gjithë italiane. Shpresoj shumë që edhe mbrëmjet e tjera të jenë kështu. Duhen edhe 6 ndeshje deri në finale”.

Më tej tekniku përsërit: “Nuk ishte shumë e lehtë pasi ishte ndeshja e parë dhe ata janë një ekip i mirë. Gjithashtu kishim dhe ndihmën e publikut”.

Immobile me një dedikim të veçantë: Fitorja për ata që vuajtën nga koronavirusi

Një nga protagonistët e ndeshjes Itali-Turqi, Ciro Immobile është shfaqur tepër i gëzuar me suksesin e ekipit në ndeshjen hapëse të Europianit.

Autori i një goli dhe i një asisti në këtë takim ia dedikoi fitoren të gjithë njerëzve që kanë vuajtur nga pandemia e koronavirusit.

“Bëmë detyrën tonë. Duhet ta nisnim më së miri dhe ia arritëm. Fitorja 3-0 përpara tifozëve tanë ishte diçka e bukur, ua dedikojmë të gjithë njerëzve që kanë vuajtur dhe vijojnë të vuajnë nga pandemia e koronavirusit”, tha Immobile.