Bota Maqedoni, Zaev pakt me shqiptarët: Qeveria e re në mars

Maqedoni, Zaev pakt me shqiptarët: Qeveria e re në mars

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga Sarajeva, ku po qëndron për vizitë, ka thënë se nënshkrimet për marrjen e mandatit janë siguruar dhe se qeveria e re do të formohet në muajin mars.

“Tani duhet patjetër që të merremi vesh për ndarjen e ministrave dhe për platformën reformuese të Qeverisë së ardhshme”, ka thënë Zaev në Sarajevë.

Zaev është dashur të paraqitet në seancë për rastin “Mitmarrja”, megjithatë ai nuk u paraqit, pasi që siç tha avokati i tij, sot në Sarajevë ka shkuar që ta pranojë çmimin për “kryetari më i mirë i komunës në Evropën Juglindore”.

Edhe pse akoma nuk ka asgjë zyrtare për themelimin e qeverisë së re në Maqedoni, kanë filluar të dalin detaje të marrëveshjes LSDM-BDI-Aleanca për Shqiptarët, bëjnë të ditur burime jozyrtare partiake pranë dy partive që po negociojnë për formimin e Qeverisë.

Kështu, siç mësohet, LSDM i ka ofuar këto poste:

Kryetar i Parlamentit

2 Zv.kryeministra (i eurointegrime dhe ai për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit),

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Punëve të jashtme

Ministria e Shëndetësisë,

Ministria e Arsimit dhe shkencës,

Ministria e Punës dhe politikës sociale,

Ministria e Ekonomisë,

Drejtoria për Siguri publike (në kuadër të MPB­së)

Drejtoria e doganës ose drejtoria e të ardhurave publike (DAP).