Kryesore Maqedonia e Veriut në tryezën e NATO-s, Shqipëria firmos e para protokollin...

Maqedonia e Veriut në tryezën e NATO-s, Shqipëria firmos e para protokollin e pranimit

Maqedonia e Veriut ulet në tryezën e NATO-s. Në selinë e Aleancës në Bruksel po zhvillohet ceremonia e nënshtrimit të marrëveshjes së shteteve të NATO-s me Maqedoninë, duke i mundësuar shtetit ballkanik që të bëhet anëtari i 30-të i aleancës ushtarake.

Shteti i parë që nënshkroi ishte Republika e Shqipërisë.

Ceremonia e nënshkrimit të Protokollit përcillet me vëmendje të madhe edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, prezent në sallën e Qeevrisë është edhe zv. ministri i jashtëm Andrej Zhernovski dhe një numër i madh i gazetarëve.

Pas nënshkrimit të Protokollit pritet të mbahet edhe një konferencë e zëdhënësve të Qeverisë, Mile Boshnjakovski dhe Muhamet Hoxha

Çdo anëtar i NATO-s do të duhet të ratifikojë protokollin e pranimit.

Këtyre zhvillimeve u parapriu votimi i marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, duke i dhënë fund një konflikti 27 vjeçar mbi çështjen e emrit të Maqedonisë.

Ata miratuan emrin Republika e Maqedonisë Veriore. Greqia kishte bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë duke thënë se emri nënkuptonte ambiciet territoriale.

Ligjvënësit grekë miratuan marrëveshjen pavarësisht kundërshtimit të gjerë nga publiku.

Mosmarrëveshja e zgjatur bëri gjithashtu që Greqia të pengonte Maqedoninë edhe në përpjekjet e saj drejt Bashkimit Evropian.