Sport Maradona: Messit i mësova goditjet e dënimit, askush s’më dha Oscar

Maradona: Messit i mësova goditjet e dënimit, askush s’më dha Oscar

Diego Armando Maradona ka marrë drejtimin e ekipit argjentinas të Gimnasia y Esgrima La Plata. Skuadër kjo që mban vendin e fundit në ligën argjentinase, por që shpreson që me ardhjen e legjendës të kthehet në rrugën e duhur.

Diego u pyet dhe në lidhje me Messin gjatë prezantimit të tij. Ai ka folur për kohën kur ka stërvitur 5 herë fituesin e Topit të Artë dhe ka shpjeguar se si e ka ndihmuar që të perfeksiononte goditjet e tij të dënimit.

“Unë kam drejtuar Messin më të mirë dhe këtë mund t’ia them çdo kujt në fytyrë. Ai ishte në gjendje të kalonte 5-6 lojtarë, një fenomen. Messi kishte dyshime për goditjet e tij të dënimit.

Pas stërvitjes ne e mbanim më tepër atë që të ushtronte më shumë. Unë nuk i mësova asgjë. Ai erdhi dhe më pyeti: ‘Si ia bëje ti që shënoje prej goditjeve të dënimit?’. Unë iu përgjigja: ‘E thjeshtë. Thjesht godit në mes. Askush nuk do të më japë mua një Oscar se të mësova këtë’. Ai më pa dhe më tha: ‘Unë e godas në mes topin dhe më shkon o majtas, o djathtas’. E qetësova sërish duke i thënë se do ja dalë mbanë. Tani ai nuk gabon më”, – tha Maradona.