Kryesore Maratona e Tiranës bllokon qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore

Maratona e Tiranës bllokon qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore

Për të pestin vit radhazi zhvillohet sot edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, në të cilën do të marrin pjesë 2500 vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës. Për këtë arsye qarkullimi i automjeteve është devijuar si dhe nuk do të lejohet parkimi në disa akse. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve ka nisur nga ora 7:00 dhe do të jetë deri në 17:00.

Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët: “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”, “George W. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.

Maratona do të ndahet në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe We too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.

Në Maratonë do të shpërndahen edhe çmime për fituesit e vendeve të para, në varësi të garave ku do të marrin pjesë.