Sport Marcelo ndjek formulën e Ronaldos për t’u larguar nga Real Madridi

Marcelo ndjek formulën e Ronaldos për t’u larguar nga Real Madridi

Marcelo i ka komunikuar Real Madridit pakënaqësinë e tij ndaj kritikave që ai po merr dhe qëllimin për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit, nëse ai nuk përmirësohet sjellja e tifozëve të “Los Blancos” dhe e shtypit ndaj tij.

Braziliani po përsërit formulën që Cristiano Ronaldo përdori për t’i larguar nga Reali. Kjo metodë konsiston në komunikimin me drejtorin e përgjithshëm të klubit, Jose Angel Sanchez, duke i thënë se janë të pakënaqur dhe pastaj i kërkojnë atij lehtësim në çmim për të ikur. Ashtu siç ndodhi me CR7, klauzola nga 1 miliardë euro u ul menjëherë në vlerën 100 milionë euro, kështu ai shkoi te Juventus.

Të dy lojtarët mbajnë një miqësi të madhe dhe mbajnë kontakt, edhe pse njëri jeton në Torino dhe tjetri në Madrid. Në javët e fundit, Marcelo i ka transmetuar portugezit situatën e keqe që ai po kalin. Mbrojtësi anësor e di mirë formulën që ndoqi shoku i tij dhe takimi me Sanchez duket se ka të njëjtën anë të medaljes për merkaton e verës: Të largohet!

Braziliani ka ndërmarrë hapin e parë. Nëse Reguilon ndjek nivelin e tij dhe ai vetë nuk përmirësohet, në klub ata nuk do të kenë probleme për ta shitur në fund të sezonit. Për momentin, për muaj të tërë është ndjekur nga afër mbrojtësi i Betis, Junior Firpo si opsioni i parë për të mbuluar largimin e mundshëm të Marcelo verën e ardhshme.