Sport Marco van Basten: Sacchi, një njeri jo i sinqertë, Ibrahimovic më provokoi

Marco van Basten: Sacchi, një njeri jo i sinqertë, Ibrahimovic më provokoi

Marco van Basten ka qenë një nga simbolet e Milanit të Arrigo Sacchit, por çuditërisht, holandezi nuk ka një opinion të mirë për trajnerin e atëhershëm. “Arrigo Sacchi? Asnjëherë nuk ka pasur një ndjenjë pozitive midis meje dhe atij. Asnjëherë nuk më ka dhënë përshtypjen e një njeriu të sinqertë. Kur ai nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si ne stërviteshim, kapej gjithmonë me lojtarin më të ri, më të dobët”, thotë ish-kampioni.

Edhe me Ibran, marrëdhëniet nuk ishin të qeta: “Unë u ktheva te Ajax si trajner dhe një djalosh më provokoi. Ju jeni van Basten, më tha duke më kaluar topin, më tregoni se çfarë mund të bëni. Por tashmë  nuk mund të lëvizja më kyçin. Kush ishte ai? Emri i tij ishte Zlatan, mbiemri i të cilit është Ibrahimoviç“.

Aventura e tij milaneze, megjithatë, i ka falur vetëm kujtime të këndshme. “Në Milano u ndjeva sikur isha pjesë e familjes. Së bashku jetuam një jetë të tërë. Aty jam rritur, si lojtar dhe si njeri. Dhe për fat të keq aty pata edhe fundin tim. Kam qenë i bindur se do të zgjasja përgjithmonë , u thoja shokëve të skuadrës, se do të luaja deri në moshën 38 vjeçare. Në fillim nuk e kuptoja. Pyesja veten pse duhet të jem unë pikërisht ai që duhet të vuajë. Nuk kam marrë kurrë përgjigje të saktë“, përfundoi ai.