Extra Margot Robbie tregon si shfrytëzoi rastin dhe i vodhi një puthje Brad...

Margot Robbie tregon si shfrytëzoi rastin dhe i vodhi një puthje Brad Pitt-it në xhirime

Brad Pitt dhe Margot Robbie

Traileri i Babylon doli rreth dy muaj më parë. Ata që emocionuan publikun janë emrat e aktorëve. Nga Brad Pitt, Margot Robbie, Diego Calva, dhe deri tek Tobey Maguire.

Në film Margot që luan Nellie, ndihmohet nga Jack që luhet nga Brad, për të arritur sukses në Hollivudin e 1920-ës

Teksa fliste për xhirimet ajo zbuloi se puthja me Brad nuk ishte në skenar. Ajo vetë e krijoi.

“S’ishte në skenar. Po mendova kur tjetër do më jepet mundësia të puth Brad Pitt? Dhe e bëra”, tha ajo.

Ishte ajo që me ngulm bindi regjisorin se ajo puthje duhej të ndodhte.

Filmi do të shfaqet në dhjetor-janar.

Brad Pitt dhe Margot Robbie në filmin Babylon