Aktualitet Marijuanë e kokainë nga Shqipëria, shqiptarët morën peng njerëzit e mafias siçiliane

Marijuanë e kokainë nga Shqipëria, shqiptarët morën peng njerëzit e mafias siçiliane

Antimafia italiane e Policia e Katanias ka ezkekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (15 qershor) operacionin e koduar “Hostage” i cili ka çuar në zbardhjen e një trafiku droge nga Shqipëria drejt Sicilisë

Hetimet e antimafias kanë vërtetuar se trafikantë shqiptarë furnizonin me drogë të tipit kokainë e marijuanë klanet mafioze siciliane Mazzei, Lineri e Santapaola-Ercolano , me aktivitet kriminal në të gjithë territorin e Katanias.

Nën urdhër arrestimi janë vënë 12 mafiozë anëtarë të këtyre klaneve mafioze, ndërsa trafikantët shqiptarë ende nuk janë identifikuar nga autoritetet italaine.

Gjatë hetimeve është zbardhur se trafikantët shqiptarë kanë marrë peng për disa muaj dy persona të cilët ishin dërguar nga klanet mafioze siciliane në Shqipëri si garanci për një borxh të pashlyer të lidhura me një furnizim droge.

Sipas autoriteteve italiane ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar ekzistencën e këtij grupi kriminal që furnizonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

12 mafiozët e vënë nën urdhër arrestimi akuzohen për pjesëmarrje në organizim kriminal të tipit mafioz, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike e përdorim metodash mafioze për të favorizuar aktivitetit e tyre.

Hetimet investigative të operacioni “Hostage” kanë zgjatur nga shtatori i 2015 deri në mars të vitit 2018 ku janë vërtetuar mjaft episode gjobëvënien të dhunshme ndaj sipërmarrësve të zonës si dhe kontrolle territori nga personat e arrestuar.

Personat e arrestuar janë shoqëruar në burgun Bicocca të Katanias./Ora News