Bota Marina amerikane konfirmon: Videot misterioze me UFO janë reale

Marina amerikane konfirmon: Videot misterioze me UFO janë reale

Marina amerikane më në fund e pranon se videot që pretendohet se tregojnë UFO duke fluturuar nëpër qiell, janë të vërteta. Ato u regjistruan disa vite më parë nga pilotë lufte dhe u publikuan nga “New York Times” në vitin 2017.

Imazhet e objektit që rrotullohet u filmuan nga marina amerikane. Komandanti David Fravor ishte i pari që dalloi gjatë një misioni trajnues, duke e përshkruar atë si një karamele tik-tak 12 metra të gjatë që manovronte me shpejtësi. “Në të djathtë të avionit pamë një turbullim dhe një objekt të bardhë që lëvizte drejt veriut”.

Objekti u pa fillimisht në 2004. Më pas një tjetër i ngjashëm u filmua në 2015-tën. “Ishte ekstremisht e papritur, si një top ping pongu që kërcente nga muri. Aftësia për të qëndruar pezullo në ujë dhe për të shkuar nga 0 në 3600 metra në pak sekonda, ishte diçka qe nuk e kisha pare kurrë”.

“Marina nuk e di ende se çfarë ishin objektet dhe zyrtarët nuk duan te spekulojnë. Një zyrtar i marinës konfirmoi për CNN se objektet e para në video janë fenomene të paidentifikuara ajrore apo UAPs (unidentified aerial phenomena)”, u shpreh gazetarja e CNN Randi Kaye.

Raportet për UFO-t u hetuan fillimisht nga një program 22 milionë dollarësh, pjesë e buxhetit të Departamentit të Mbrojtjes. Programi që prej atëherë është mbyllur por një zyrtar i inteligjencës tha për CNN se kanë prova imponuese, se mund të mos jemi vetëm në univers.